Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.
Waymo sapo prezantoi Waymo World Model, një model simulimi i ndërtuar mbi Google DeepMind, që i stërvit robotaksitë me skenarë “ekstrem” si tornado, rrugë të përmbytura, madje edhe elefant në mes të rrugës. Po, elefant. Pra, tani makina s’po mëson vetëm “kthesë majtas”, po edhe “mos u përplas me kopshtin zoologjik”.
Çfarë ka të fortë? Modeli gjeneron të dhëna kamerash + LiDAR, sepse kamera sheh “çfarë po ndodh”, ndërsa LiDAR i jep thellësinë, si “ok, kjo gjë është 12 metra larg, jo thjesht një hije e çuditshme”. Waymo thotë se me një post-training e kthen njohurinë nga video 2D në output 3D LiDAR të përshtatur për harduerin e vet.
Inxhinierët mund të kontrollojnë veprimet e makinës, të ndryshojnë layout-in e rrugës/trafikun, ose të përdorin prompt-e për orë të ditës, mot, apo skena krejt sintetike. Madje mund të kthejnë video normale dashcam/telefon në simulim “si do ta shihte” Waymo me sensorët e vet.
Kjo vjen ndërkohë që Waymo po përballet me hetime sigurie në SHBA për incidente pranë autobusëve të shkollës dhe një rast konkret ku një robotaksi goditi një fëmijë pranë shkolle.
Waymo synon zgjerim të shërbimit dhe ka folur edhe për Londrën (me objektiva për 2026) e teste ndërkombëtare.