Tech Top Tech - News

WhatsApp paralajmëron për aplikacione të rreme njëjtë si platforma, rrezik për përdoruesit!

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

Ka njerëz që kanë instaluar WhatsApp… që nuk është WhatsApp.
Kompania WhatsApp ka paralajmëruar rreth 200 përdorues që kanë rënë pre e një aplikacioni fals, i cili në fakt përmbante spyware. Pra jo vetëm që nuk po flisje me shokët… por dikush tjetër po të përgjonte ty.
Sipas raportimeve, aplikacioni i rremë lidhet me një kompani italiane spyware, SIO, që ka krijuar versione të rreme të aplikacioneve për të futur njerëzit në kurth. Dhe le ta themi troç: ky nuk është më një “ups”… ky është versioni modern i “u fute në derën e gabuar”.
Skema është shumë e thjeshtë dhe shumë e rrezikshme: merr një link, instalon një app që duket identik me origjinalin… dhe bam—dikush ka akses te të dhënat e tua. Mesazhe, kontakte, ndoshta edhe më shumë. Pra ndërkohë që ti mendon “po shkruaj në privat”… privat është vetëm për ty, jo për ata.
Dhe kjo nuk është hera e parë. Vitin e kaluar pati raste të ngjashme me spyware nga kompani të tjera. Pra loja është e qartë: nuk të sulmojnë me forcë… të bëjnë të instalosh vetë problemin.
Nëse ka një rregull në 2026, është ky:
Mos shkarko asgjë jashtë App Store apo burimeve zyrtare.
Mos kliko linq-e “të çuditshme”, edhe nëse duken serioze.
Dhe nëse një app duket identik me origjinalin… hidhi një sy dy herë.
Sepse sot, nuk është çështja nëse po përdor telefonin…
është kush tjetër po e përdor bashkë me ty.