Bota

WhatsApp vendos kufizime për shpërndarjen e mesazheve

“WhatsApp”-i po u kufizon përdoruesve të tij shpërndarjen e një mesazhi jo më shumë se 5 herë. Kjo bëhet në përpjekje për të parandaluar përhapjen e informacioneve të rreme në këtë platformë. Biznesi në zotërim të “Facebook”-ut e ka aplikuar këtë lloj politike në Indi 6 muaj më parë. Lëvizja pasoi vrasjet e bëra nga turma njerëzish të zemëruar, episode për të cilat Whatsapp u fajësua për përhapjen e informacioneve të pavërteta.