Gossip Showbiz

Winona Ryder rrëfen ndjenjat e fshehta për Al Pacinon: “I thashë që e doja, por ai…”

Aktorja e njohur hollywoodiane, Winona Ryder, ka ndarë një rrëfim personal dhe prekës nga e kaluara e saj, duke zbuluar se dikur ishte e dashuruar me legjendën e kinemasë, Al Pacino.

Në një intervistë për revistën “Elle UK”, 52-vjeçarja kujtoi një moment emocional gjatë xhirimeve të filmit “Simone”, kur mori guximin t’i tregonte aktorit të famshëm ndjenjat e saj.

Isha 22 vjeçe, ndoshta edhe më pak. Ai më la pranë vendit ku po qëndroja dhe i thashë: ‘E di, të dua. Jam me të vërtetë e dashuruar me ty’. Ai më pa dhe më tha: ‘Oh, zemër, jo’

-tregoi Ryder me sinqeritet dhe një buzëqeshje të ndrojtur.

Aktorja shtoi me humor se vite më vonë pati rastin të njihte partneren e re të Pacinos, e cila, sipas saj, ishte më e re sesa vetë ajo kishte qenë në momentin e rrëfimit:

Unë ende luaj poker me të ndonjëherë

-shtoi ajo me ironi.

Al Pacino, tashmë 85 vjeç, ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për lidhjet e tij me gra dukshëm më të reja në moshë.

Lidhja e tij e fundit e njohur publikisht ishte me producenten Noor Alfallah, 31 vjeçe, me të cilën mirëpriti një djalë në vitin 2023.

Rrëfimi i Winona Ryder ka prekur shumë fansa, duke zbuluar një tjetër anë të ndjeshme dhe njerëzore të aktores, larg dritave të skenës.