Xhani de Biazi njoftoi largimin si trajner i Ekipit Kombëtar të Shqipërisë në futboll. Pas pesë vitesh e gjysmë, aventura e teknikut italian merr fund për drejtimin e kuq e zinjve. De Biazi deklaroi se do të qëndrojë deri në përfundimim e fazës kualifikuese të grupeve për Botërorin Rusi 2018 dhe më pas do të largohet. Ai është trajneri i parë që arriti të çojë Shqipërinë në një event madhor si Kampionati Evropian i Futbollit Francë 2016.