Big Brother VIP Albania 4 ka sjellë një tjetër moment të nxehtë mes banorëve, ku një debat i ashpër shpërtheu ndërmjet reperit Gjesti dhe Olës.
Pas shkëmbimit të fjalëve të rënda, Gjesti e goditi Olën me një vezë në kokë, duke e përshkruar situatën në një nivel tjetër tensioni.
Gjatë largimit të Olës, Gjesti përdori pasthirrmat “Trr tikitki”, një shprehje që menjëherë tërhoqi vëmendjen e publikut.
Pas këtij incidenti, Xheneta Fetahu, reagoi në rrjetet sociale me një video, duke rikujtuar se këtë shprehje e kishte përdorur më herët gjatë një debati në një format tjetër. Ajo e shoqëroi videon me mbishkrimin:
Kur e vlerësojnë më shumë (nxënësin) se mësuesin
Kjo duke ironizuar faktin që shprehja tani po bëhet virale nga Gjesti ndërkohë që ajo e konsideron veten si krijuese origjinale të frazës.
Gjithashtu, vlen të përmendet se Xheneta dhe Gjesti kanë patur një romancë por pas largimit të Gjestit, gjithçka mbaroi.