Gossip Showbiz

Xhenneta Fetahu apel për respekt: “Mos shpërndani pamje nga varrimi i vëllait të Gjestit”

Në një moment të vështirë për familjen e reperit Gjesti, Xhenneta Fetahu ka reaguar publikisht duke u bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë mëshirë dhe respekt për dhimbjen e tyre.

Në një postim në rrjetet sociale, Fetahu shprehu shqetësimin e saj që ceremonia mortore e Eldion Kelmendit, vëllait të Gjestit, është shndërruar në skena filmimesh e postimesh online.

Ajo theksoi se familja tashmë ka humbur njeriun e tyre më të dashur dhe se çdo video apo foto e shpërndarë në internet e thellon edhe më shumë plagën.

Në emër të të gjithëve që ndiejnë këtë humbje, dua të falënderoj familjen e Gjestit për mikpritjen dhe përzemërsinë që treguan në këtë ditë kaq të rëndë. Apeli im është i qartë: mos shpërndani videot dhe fotot nga varrimi. Lëreni dhimbjen të mbetet aty ku e përjetojnë ata, jo në duart e rrjeteve sociale

-shkroi ajo.

Në fund, Fetahu uroi që familja Kelmendi të ketë forcë dhe durim për të përballuar tragjedinë, duke shtuar:

Nuk po ju lypim gjë tjetër, veçse respekt për ata që po vuajnë.

Pamjet nga varrimi i Eldion Kelmendit janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ndërsa shumë zëra kanë bërë thirrje që të ndalet publikimi i tyre, për të respektuar dhimbjen e familjarëve.