Këngëtarja e njohur shqiptare Xhensila Myrtezaj ka publikuar në Instagram disa pamje të veçanta nga prapaskenat e videoklipit të këngës së saj më të re, “Ma Kthe”, në bashkëpunim me reperin Ledri Vula.

Kënga, e cila u publikua pak ditë më parë, ka marrë një pritje shumë pozitive nga publiku dhe ka nisur të ngjitet shpejt në trendet muzikore. Në mesin e videove të ndara nga seti i xhirimeve, vëmendje të madhe ka marrë një skenë pranë pishinës, ku Xhensila shfaqet me një veshje provokuese, duke theksuar linjat e saj trupore.
Fansat kanë reaguar menjëherë në rrjet, duke e komplimentuar për paraqitjen elegante dhe stilin e veçantë. Këngëtarja, e njohur për përkushtimin ndaj një jete të shëndetshme, shpesh ndan momente nga rutina e saj e përditshme në palestër, duke u kthyer në frymëzim për shumë ndjekëse.

“Ma Kthe” vjen si një tjetër bashkëpunim i suksesshëm për Xhensilën dhe Ledrin, duke sjellë jo vetëm një këngë ritmike dhe verore, por edhe një videoklip të kuruar deri në detaj, me skena plot ngjyra dhe atmosferë pozitive.