Gossip Showbiz

Xheraldina Vula flet për ndarjen e Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës: “Ishte befasuese dhe e dhimbshme për familjen…”

Ndarja e bujshme mes Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës vijon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave dhe publikut.

Së fundmi, këtë temë e ka komentuar edhe nëna e reperit të njohur, Xheraldina Vula, në një intervistë në Kosovë.

E njohur për sinqeritetin dhe deklaratat e saj të drejtpërdrejta, Xheraldina pranoi se lajmi për ndarjen ka qenë një tronditje për të gjithë familjen.

Askush nuk gëzohet kur fëmija i tij ndahet, sidomos kur kemi të bëjmë me një çift që dukej kaq mirë bashkë. Ishte shumë befasuese për ne, u ndjemë keq

Megjithatë, Xheraldina theksoi se vendimet për jetën personale u përkasin vetë të rinjve dhe se prindërit nuk mund të ndërhyjnë në zgjedhjet e tyre.

Nuk e kemi pritur mirë, por të rinjtë nuk na pyesin. Ata vendosin vetë për marrëdhëniet e tyre

E pyetur për raportin e saj me Sarën pas ndarjes, Xheraldina u shpreh se marrëdhënia mes tyre mbetet e pandryshuar dhe pa asnjë tension.

Unë me Sarën vazhdoj të kem të njëjtin raport. Nuk ka asnjë konflikt mes nesh. Ajo kujdeset për vajzën, e sjell te gjyshja, na viziton. Gjithçka është shumë korrekte dhe njerëzore

-u shpreh Xheraldina, duke dhënë një shembull pozitiv të respektit dhe bashkëpunimit mes familjeve, edhe pas përfundimit të një lidhjeje.