Ledri Vula është një nga reperët më të dashur dhe këngët e tij bëhen menjëherë hite. Jo vetëm me jetën profesionale, por edhe me atë personale, Ledri është gjithnjë në qendër të vëmendjes mediatike.
Vetëm pak më parë, në një rrëfim special në rubrikën “Galeri” në “E Diell”, Ledri u shpreh për raportin e tij me Sara Hoxhën, vajzën e tij Poem, e shumë të tjera. Ditën e lindjes së Poem Blu Vula, ai e cilëson si më të bukurën në jetën e tij.
Lindja e Poit është dita më e veçantë në jetën time. Kur e sheh të voglën si rritet, kupton sa shpejt kalon koha. Unë kam shumë angazhime, por kur s’kam qenë i angazhuar, kam qenë gjithmonë në shtëpi.
Ndërkohë, ai nuk ngurroi të fliste lidhur me ndarjen e tij nga Sara Hoxha. Reperi tregoi se ruan marrëdhënie shumë të mira me ish-partneren e tij, dhe të dy kanë prioritet vajzën.
Ka gjëra të pashpjegueshme. Ndodhin. Jeta… S’jam as i pari as i fundit. E rëndësishme është si e vazhdon, ne kemi raport shumë të mirë, jemi shokë me Sarën edhe gjithçka bëhet për Poin.