Xum Allushi u eliminua mbrëmjen e djeshme nga “Big Brother VIP Albania 4”, duke u shprehur i qetë dhe i lumtur pas largimit nga shtëpia.
Pas daljes, ai foli për arsyet që e çuan në këtë pikë dhe për personazhin që ai mendon se mund ta fitojë këtë edicion.
Në një bisedë në studio, Xumi pranoi se historia e tij me Eglin mund të kishte ndikim të dukshëm, duke theksuar se ajo mori shumë vëmendje dhe kohë gjatë qëndrimit të tij në shtëpi.
Megjithatë, Xumi e shpjegoi eliminimin e tij duke shtuar se ai nuk mund të ishte “burri i dytë” që do të fitonte “Big Brother”, duke e krahasuar situatën me atë të aktorit Johnny Depp në Hollywood, që iu bë një padrejtësi dhe shpifje.
Xumi gjithashtu foli për një aspekt tjetër të përvojës së tij në shtëpi, duke theksuar se ai nuk kishte mundur të shpaloste më shumë humorin që ishin mësuar shqiptarët.
Kur u pyet se kush mund të fitojë këtë edicion të “Big Brother”, Xumi nuk hezitoi të emëronte Eglin si një nga favoritët për të fituar, duke nënkuptuar se kjo mund të jetë një mundësi që do të shfrytëzohej edhe nga të dy për të ndarë shpërblimin final.