Së fundmi ylli i “Coronation Street”, Denise Black u dërgua me urgjencë në spital pas një rënieje që i theu krahun dhe këmbën e saj. Aktorja 65-vjeçare e cila është e famshme për rolin e të dashurës së Ken Barlow, Denise Osbourne në ITV mes viteve 1992 dhe 2017 shkoi në Facebook rreth këtij lajmi.
Krahas një morie fotografish, Denise u siguroi fansave se po shërohet, përpara se të shfrytëzonte rastin për të falënderuar mjekët dhe infermierët që e kishin ndihmuar. Denise, e cila gjithashtu u shfaq në “Emmerdale” si Joanie Wright, tregoi gjithashtu se si ishte kthyer tashmë në xhirimet e projektit të saj të fundit.
Tani po përmirësohem mund t’ju them. Theva krahun dhe këmbën.
Gjatë gjithë karrierës së saj, Black është shfaqur në disa shfaqje televizive duke përfshirë “Call The Midwife”, “Benidorm”, “Casualty” dhe “Doc Martin”. Ajo aktualisht është duke filmuar për xhirimin e Disney+ të shfaqjes klasike “Rivals”, në të cilën ajo luan personazhin Joyce Madden. Yje të tjerë të përfshirë në shfaqje janë edhe Emily Atack, David Tennant, Danny Dyer dhe Aidan Turner.