Ylli italian i muzikës pop, Laura Pausini ka ndarë me ndjekësit se si ka arritur të zhdukë kilogramët e tepërta nga trupi i saj.
Fillova një dietë me një dietolog në prill. Kam ngrënë për 5 muaj, duke peshuar gjithçka dhe nuk e neglizhova kurrë. Fillova të bëja gjimnastikë 3 herë në javë për një vit të tërë dhe nisa një turne 3 orë në mbrëmje në skenë, ku nuk e kurseva veten fizikisht. Peshohesha një herë në muaj për të kuptuar nëse ajo që po bëja po funksiononte. Vazhdoja me përpjekje dhe këmbëngulje për të hequr kilogramët që nuk më linin të ndihesha e qetë në skenë dhe jashtë saj. Nuk kam bërë asnjë injeksion dhe nuk kam përdorur metodat që janë në modë sot për të humbur peshë shpejt. Të gjithë ma kanë rekomanduar dhe meqë ra fjala nuk jam mjeke por përpara se të fus diçka në trup preferoj të njoh mundësitë pozitive, por edhe negative të çdo gjëje. Për të humbur peshë (të paktën për mua) ju duhet mbi të gjitha vullneti dhe sakrifica dhe nëse e bëni këtë ngadalë do të përfitojë edhe lëkura dhe humori juaj për të qenë i mirë.

Pas 18 vitesh lidhje, këngëtarja e njohur italiane Laura Pausini dhe Paolo Carta u martuan. Ishte vetë këngëtarja ajo që njoftoi për këtë hap të ri, përmes Instagramit duke publikuar foto nga ceremonia. Së fundmi në një intervistë për Vogue këngëtarja ka rrëfyer se në fakt asnjë nga të ftuarit nuk e dinin që çifti po martohej dhe se dasma ishte surprizë.
Pausini tha se:
Kemi pirë një aperitiv dhe pastaj në një moment të caktuar unë bëra që të transmetohej një videoklip në një televizion që tregonte të gjithë karrierën time. Tani imagjinoni për 30 vite karrierë, e kisha bërë mjaftueshëm të gjatë, apo jo? Gjatë kësaj kohe ika në shtëpinë time, të prindërve të mi dhe u ndërrova dhe u vesha me fustan. Pastaj në fund të dokumentarit, doli një mesazh ku u thoshte të gjithëve të ktheheshin djathtas. Ata u kthyen dhe nga tenda dolëm ne të veshur si nuse e dhëndër dhe të shoqëruar nga vajza jonë.