Celebrities Gossip Showbiz

Laura Pausini vjen me VENDIM për jetën e saj!

Laura Pausini ka marrë një vendim të fortë për veten: ka fshirë të gjitha rrjetet sociale nga telefoni. Këngëtarja italiane tregon se këngën e saj të re “Ritorno ad amare” e përdori si nxitje për t’u rikthyer tek vetja. “Kam bërë një premtim: hoqa të gjithë rrjetet, sepse po më krijonin një varësi të sëmurë. Ndryshova edhe numrin e telefonit dhe për momentin jam në kontakt vetëm me familjarët e mi”, ka thënë Pausini. Një rinisje personale për të rikthyer dashurinë ndaj vetes dhe atyre që kanë më shumë rëndësi.

Rikujtojmë, se një ditë sportive u shndërrua në tragjike për Ettore Pausinin, xhaxhanë e këngëtares së njohur Laura Pausini. Mediat italiane raportuan se 78-vjeçari vdiq pasi u godit nga një makinë që iku me shpejtësi në periferi të Bolonjas. Aksidenti ndodhi në Via degli Stradelli Guelfi, midis Castenasos e San Lazzaro di Savenaa. Një model i vjetër Opel Astra, goditi biçikletën e Pausinit ballë për ballë, duke e rrëzuar atë në tokë. Shoferi nuk u ndal për të ofruar ndihmë dhe iku nga vendi i ngjarjes me shpejtësi.

Shërbimet e urgjencës mjekësore shkuan me shpejtësi, por për fat të keq Pausini nuk mundi të shpëtonte. Sipas raportimeve fillestare, ai po kthehej nga një nga udhëtimet e zakonshme me biçikletë kur për arsye që ende nuk dihen, u godit nga një makinë që udhëtonte në drejtim të kundërt. Disa dëshmitarë raportuan se e panë biçikletën të “fluturonte” pas përplasjes.