Një “autostradë” e dinosaurëve që daton miliona vite më parë është zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar. Studiues nga Universiteti i Birmingham-it dhe Universiteti i Oksfordit kanë bërë një zbulim jashtëzakonisht të rrallë, duke gjetur pothuajse 200 gjurmë dinosaurësh. Gjurmët u zbuluan në një gurore në Oxfordshire, ku ishin varrosur nën baltë për miliona vite.

Ekspertët besojnë se këto gjurmë datojnë rreth 166 milionë vite më parë, duke i bërë ato një pasuri të madhe shkencore. Ajo që e bën këtë zbulim edhe më interesant është fakti se nuk bëhet fjalë për gjurmë të rastësishme, por për shtegun e vazhdueshëm të gjurmëve, të cilin studiuesit e kanë quajtur “autostradë e dinosaurëve”.

Në total, u zbuluan pesë shtigje gjurmësh. Shtegu më i gjatë i vazhdueshëm ishte mbi 150 metra i gjatë dhe përfshinte gjurmë të lëna nga dinosaurët barngrënës me qafë të gjatë, të quajtur sauropodë, dhe më konkretisht nga Cetiosaurus, deri në 18 metra i gjatë i Diplodocus-it.