Një fermë e vjetër në mes të natyrës në County Wexford, Irlandë, ka qenë një vend i veçantë për këngëtarin Ed Sheeran, ku ai kaloi shumë nga pushimet e tij të fëmijërisë pranë gjyshërve të tij.
E rrethuar nga fusha të gjera dhe pemë të vjetra, kjo shtëpi e ndërtuar në shekullin XVIII mbart kujtimet më të çmuara të familjes Sheeran.
Muret e saj janë stolisur me fotografi dhe histori që kanë ndihmuar në formësimin e lidhjes së artistit me trashëgiminë e tij irlandeze.
Ed Sheeran, i lindur në Angli, por me origjinë nga ana e babait në Irlandë, ka deklaruar se ndjehet i lidhur me kulturën irlandeze, duke u shprehur:
Identifikohem kulturalisht si irlandez
— një pohim që ka ngjallur reagime të ndryshme në rrjet, sipas “Daily Mail”.
Ai e kalonte çdo verë këtu. Nuk ka asgjë të shtirur
-u shpreh xhaxhai i tij, Bill Sheeran.
Gjyshërit e tij, Nancy dhe William Sheeran, që u kthyen nga Londra për të jetuar në këtë fermë në vitet ’80, janë bërë pjesë e përjetshme e muzikës së Ed-it, veçanërisht përmes këngës “Nancy Mulligan” – një histori dashurie që sfidoi ndarjet fetare.
Sheeran e ka quajtur shpesh Irlandën “shtëpinë e tij të dytë” dhe një burim të pashtershëm frymëzimi për muzikën e tij, sidomos atë me elementë tradicionalë irlandezë.
Nuk ka rëndësi ku ke lindur, por kultura në të cilën je formuar është ajo që të përcakton
-ka theksuar artisti.