Astronomët kanë zbuluar galaktikën më të largët të gjetur ndonjëherë, 13.5 miliardë vite dritë nga Toka. Galaktika e quajtur HD1 u zbulua pas më shumë se 1200 orësh kohë vëzhgimi. Studiuesit kanë filluar të spekulojnë se çfarë është saktësisht dhe si mund të duket.

Studiuesit propozojnë dy ide, e para që HD1 mund të jetë duke formuar yje me një shpejtësi mahnitëse dhe ndoshta është edhe shtëpia e yjeve të parë të universit të njohur si yjet e Popullsisë III të cilët nuk janë vëzhguar kurrë.

Shkencëtarët sugjerojnë gjithashtu se HD1 mund të përmbajë një vrimë të zezë supermasive rreth 100 milionë herë më e madhe se masa e Diellit. Sipas studimit, galaktika HD1 është jashtëzakonisht e ndritshme në dritën ultravjollcë. Në fillim, studiuesit supozuan se ishte një galaktikë standarde e shpërthimit të yjeve por më pas zbuluan se formonte më shumë se 100 yje çdo vit. Së shpejti studiuesit do të përdorin teleskopin hapësinor James Webb për të vëzhguar përsëri HD1 për të verifikuar distancën e tij nga Toka.

Rikujtojmë, se shkencëtarët australianë së fundmi kanë bërë të ditur se kanë zbuluar një objekt rrotullues të panjohur në Rrugën e Qumështit, në galaktikën ku gjendet sistemi ynë diellor. Ata pretendojnë se një objekt i tillë nuk është zbuluar më parë. U vu re se ka çliruar një shpërthim të madh energjie, që ka zgjatur për një minutë të plotë e ka ndodhur çdo 18 minuta. Objekte që lëshojnë energji në Univers dokumentohen shumë shpesh.
Por, kërkuesit thonë se është shumë e pazakontë që një objekt të lëshojë energji për një minutë të plotë. Ndërkaq, tani ka më shumë se 5000 planetë të konfirmuar përtej sistemit tonë diellor, sipas NASA-s. Shtimi i fundit i 65 ekzoplaneteve në Arkivin e Ekzoplanetit të NASA-s kontribuoi në arritjen shkencore. Ky arkiv është shtëpia e zbulimeve të ekzoplaneteve nga punimet shkencore të rishikuara nga kolegët që janë konfirmuar duke përdorur metoda të shumta për zbulimin e planetëve.