Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha nuk ka përse të ankohet më për jetën e saj romantike pasi çdo gjë duket se shkon për mrekulli.
Së fundmi artistja e lindur në New York, ka zbuluar se është në një lidhje. Ajo ka postuar një foto ku shfaqet pranë partnerit të saj të ri për t’i uruar ditëlindjen por fytyrën e tij e mbuloi me një zemër të madhe.
Megjithatë, paparacëve nuk u ka shpëtuar asgjë pasi identiteti i djalit që i ka rrëmbyer zemrën Bebes sonë, është zbuluar.
Bëhet fjalë për yllin e kinematografisë, Keyan Safyari me të cilin këngëtarja u shfaq duke u puthur ditën e kaluar. Tashmë nuk ka më sekrete sakaq fansat janë shumë të lumtur që Bebe Rexha po përjeton momente kaq të bukura në jetën e saj.