Një koleksionist antikitetesh ka bërë një zbulim të jashtëzakonshëm; një shishe Coca-Cola e mbyllur, që dyshohet se daton nga fillimi i viteve 1900. Përdoruesi i rrjeteve sociale e pa për herë të parë shishen në një dyqan të vogël antik në Florida, por nuk mundi ta blinte për shkak të çmimit prej 100 dollarësh. Pas disa vitesh, ai u rikthye dhe e gjeti ende aty, duke e blerë këtë herë për 75 dollarë. Ekspertët besojnë se kjo shishe, me dizajnin e rrallë është shumë e veçantë veçanërisht sepse është ende e mbyllur dhe përmban lëngun origjinal.

Dan Deane, nënkryetar i Coca-Cola Collectors Club, thotë se vlera e saj mund të shkojë nga 500 dollarë deri në disa mijëra, në varësi të interesit në ankand. Njësia evropiane për mbushjen e pijeve të kompanisë Coca-Cola njoftoi se ka urdhëruar një tërheqje masive të pijeve Coke, Sprite dhe të tjera, pasi ka konstatuar nivele të larta të kloratit të cilat mund të paraqesin rreziqe shëndetësore.
Coca-Cola tha se kanoçet dhe shishet e qelqit që kishin nivele të larta të kësaj substance ishin shpërndarë në Belgjikë, Holandë, Britani, Gjermani, Francë dhe Luksemburg që nga nëntori i vitit të kaluar, deklaruan për AFP-në nga kompania Coca-Cola Europacific Partners në Belgjikë. Nuk kemi një shifër të saktë, por është e qartë se është një sasi e konsiderueshme, tha kompania lidhur me sasinë e pijeve me nivele të larta të substancës kimike. Klorati mund të gjendet në ushqime, pasi buron nga dezinfektuesit me klor që përdoren gjerësisht për trajtimin e ujit dhe përpunimin e ushqimit.