Showbiz

Zbulohet shkaku i vdekjes së Ozzy Osbourne!

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendës së muzikës rock, Ozzy Osbourne, dy javë pas ndarjes së tij nga jeta.

Sipas certifikatës së vdekjes, të paraqitur nga vajza e tij Aimée Osbourne dhe siguruar nga “New York Times”, vokalisti i grupit “Black Sabbath” ndërroi jetë nga një atak kardiak.

Dokumenti liston si shkaqe “arrest kardiak jashtë spitalit”, “sëmundje të arteries koronare” dhe “sëmundje të Parkinsonit me mosfunksionim autonom”.

Ozzy Osbourne u nda nga jeta më 22 korrik, në moshën 76-vjeçare, i rrethuar nga familja e tij.

Me më shumë trishtim sesa mund të shprehin fjalët, njoftojmë se Ozzy ynë i dashur ka ndërruar jetë këtë mëngjes. Ai ishte i rrethuar nga dashuria e familjes së tij

-thuhej në deklaratën zyrtare të familjes, e publikuar nga “Page Six”.

Familja ka kërkuar që gjatë kësaj periudhe të respektohet privatësia e tyre.