Pak para nisjes së funeralit të Ozzy Osbourne, Sharon Osbourne preku zemrat e mijëra fansave të muzikantit legjendar me një gjest simbolik dhe emocional.
E veja e vokalistit të Black Sabbath, së bashku me fëmijët e tyre Amy, Jack dhe Kelly, ngriti të dyja duart duke formuar shenjën e dyfishtë të paqes drejt turmës së mbledhur në Broad Street, aty ku ndodhet edhe stoli i dedikuar grupit.
Ky gjest është i njohur për të gjithë fansat e Ozzy-t, pasi ishte shenja karakteristike që ai përdori gjatë gjithë karrierës së tij.
Turma u përgjigj me brohoritje “Ozzy, Ozzy, Ozzy – oi, oi, oi!” dhe “Faleminderit, Ozzy”, duke krijuar një atmosferë prekëse dhe të mbushur me emocione.
Ozzy, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë, e kishte shpjeguar kuptimin e kësaj shenje në një intervistë për “Rolling Stone” në vitin 2002:
Ne ishim grupi i fundit hipi. Ne ishim të gjithë për paqen
Ky moment i veçantë u bë simbol i lamtumirës për ikonën e rokut, duke e lidhur edhe një herë figurën e tij me mesazhin e dashurisë dhe paqes që ai transmetonte.