Bota Botë e Çuditshme

Zbulon algoritmin e lotarisë dhe fiton katër herë, ish profesoresha e matematikës trondit botën!

Një ish-profesoreshë matematike nga Teksasi, Joan Ginther, tronditi botën duke fituar lotarinë katër herë, duke marrë në total rreth 20 milionë dollarë. Fitoret e saj përfshinin çmime prej 5.4 milionë $, 2 milionë $, 3 milionë $ dhe 10 milionë $. Mundësia që kjo të ndodhte ishte aq e vogël, sa ekspertët thanë se shanset ishin rreth 1 në 18 septilionë.

Tre nga fitoret e saj erdhën nga bileta “scratch-off” të blera në të njëjtin dyqan. Disa specialistë vunë në dyshim nëse ajo e kishte “thyer sistemin”, duke pasur parasysh formimin e saj në statistikë, ndërsa të tjerë e quajtën thjesht “gruaja më me fat në botë.” Nga një biletë dy paundëshe, ata menduan se ishin kthyer në milionerë. Por historia e Edwina dhe David Nylan, një çift nga Fleetwood, Angli, u shndërrua në një nga rastet më të dhimbshme në historinë e lotarisë britanike. Çifti kishte përzgjedhur saktësisht të njëjtët gjashtë numra që fituan xhekpotin prej 35 milionë paundësh, në një short pak para Krishtlindjeve.

Numrat përputheshin plotësisht. Megjithatë, bileta nuk ishte blerë përfundimisht. Edwina kujton momentin kur pa numrat fitues duke u shpallur. Çdo gjë dukej si një fitore që do t’u ndryshonte jetën. Por nuk mbërriti asnjë email konfirmimi dhe asnjë njoftim në profilin e tyre të lotarisë. Kur kontaktuan kompaninë e lotarisë, morën përgjigjen që i shoi çdo shpresë. Blerja e biletës ishte refuzuar automatikisht, pasi në llogarinë bankare kishte vetëm 60 pound dhe jo shumën e nevojshme për transaksionin. Pa blerje të përfunduar, nuk kishte as pjesëmarrje në short dhe rrjedhimisht, as të drejtë për çmimin.