Kur udhëtojmë në vende të ndryshme, shpesh mund të jemi paranojakë sapo të akomodohemi në hotel. Kjo nga frika se mund të jetë e instaluar ndonjë kamerë pa dijeninë tonë. Të shumta kanë qenë rastet kur njerëzit kanë gjetur kamera të fshehura në vendet akomoduese gjatë pushimeve të tyre. Se si ndodh që këto kamera të jenë të pranishme në këto dhoma nuk ka ndonjë shpjegim. Një prej mënyrave më të thjeshta që mund të identifikoni një kamerë të fshehtë është të fikni të gjitha dritat në dhomë dhe me një blic të telefonit kërkoni për ndonjë reflektim drite dhe mundeni që të gjeni ndonjë lente drite.
Kontrolloni ngadalë dhe me kujdes të gjithë dhomën, pasi reflektimi i dritës mund të jetë shumë i vogël. Për të parë nëse ka kamera në dhomën tuaj kontrolloni vendet ku mund të fshihen lehtësisht këto kamera sikurse orët e alarmit, kokat e dushit dhe prizat. Një metodë tjetër me të cilën mund ta gjeni nëse ka kamera është edhe ajo përmes Wi-Fi-t. Shkarkoni një aplikacion për skanimin e Wi-Fi-s për të parë se cilat pajisje janë të lidhura, por normalisht jo çdo herë kamerat janë të lidhura me Wi-Fi.