Politikë

Zgjedhjet e 11 majit, kreu i PSD njofton futjen në garë, Tom Doshi: Do kandidoj në Shkodër

Tom Doshi do të kryesojë listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Social Demokrate në Qarkun e Shkodrës.

Vendimin ia ka bërë të ditur strukturave drejtuese, ndërsa sot do t’ia përcjellë edhe anëtarëve të PSD-së dhe simpatizantëve në Shkodër, gjatë një takimi që do të zhvillojë.

Rezultati në zgjedhje do të jetë surprizë, thonë drejtuesit e PSD-së në Shkodër, teksa aktualisht kjo forcë politike ka dy deputetë në këtë qark.

LEXO EDHE: Diaspora shqiptare voton në përfaqësitë diplomatike të Kosovës! Si po ecën procesi, deri në orën 15:00 votuan 50%

Në zgjedhjet lokale të fundit, Partia Social Demokrate rezultoi forca e parë në rang qarku, duke marrë numrin më të madh të këshilltarëve në pesë bashkitë e qarkut. Ndërsa, bashkë me votat e PSD-së, socialistët arritën për herë të parë të marrin edhe Bashkinë e Shkodrës, e cila ishte një bastion i djathtë për 30 vite.

Vetë Tom Doshi figuron në listën ‘non grata’ të SHBA-ve, që e detyroi të qëndronte larg Parlamentit pas zgjedhjeve të vitit 2021, duke dhënë dorëheqjen nga mandati që mbante dhe nga i i mundshmi që do dilte nga rezultati i zgjedhjeve të 25 Prillit.