Politikë

Tom Doshi paraqitet në SPAK!

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi, është paraqitur pasditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Ende nuk dihet arsyeja, por kjo është hera e dytë që Doshi paraqitet në SPAK.

Herën e parë ishte më 24 shkurt të këtij viti, ku u pyet për rreth 90 minuta. Pas daljes nga SPAK, Doshi tha se u pyet për zgjedhjet në Rrogozhinë në 2023, duke shpjeguar se një nga personat që ka takuar gjatë një takimi elektoral ka qenë në përgjim nga SPAK.

I pyetur nga gazetarët nëse bëhet fjalë për çështjen e kryetarit Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, Tom Doshi e pohoi.