Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 90 për qind të vendvotimeve apo 2286 nga 2533.
Sipas të dhënave në faqen zyrtare të KQZ-së, nga 1 milion e 970 mijë e 944 persona me të drejtë vote, kanë votuar 786 mijë e 462 qytetarë apo 39.90 për qind.
Ndërkohë tashmë ka nisur edhe numërimi i votave.
Exit Pollet e mediave të Kosovës kanë treguar Lëvizjen Vetëvendosje 40 për qind, apo nën këtë shifër.
Opozita në anën tjetër, ka shënuar rritje nga zgjedhjet e vitit 2021.
Në ora 19:00, janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit në të gjithë Kosovën, duke përmbyllur procesin zgjedhor.
Qytetarët patën mundësinë të shprehin vullnetin e tyre gjatë orëve të votimit, ndërsa tani komisionet zgjedhore do të nisin procesin e numërimit të votave.
Sipas autoriteteve zgjedhore, procesi i votimit është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe pa incidente të mëdha, ndërsa pjesëmarrja pritet të bëhet publike në orët në vijim.
Rezultatet paraprake priten të publikohen gjatë mbrëmjes ose në orët e para të mëngjesit.