Aktualitet

Zgjerohet fasha e orarit nga 90 në 120 minuta

Nga sot, në vendin tonë qytetarët kanë më shumë kohë në dispozicion për blerjet pasi fasha orare zgjatet nga 90 në 120 minuta. Por është detyrim pajisja me autorizim në e-albania ose mesazhi në numrin 55155, duke ruajtur parametrat e sigurisë së distancimit social. Vendimi pason kurbën e butë të të infektuarve me COVID-19, siç e cilësoi Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Në vendin tonë ka shkuar në 726 numri i rasteve me koronavirus, 28 janë viktimat, 410 të shëruarit.