Një trup i pajetë u rikuperua në rrënojat e avionit që u përplas mbi ujërat e kanalit të La Manshit, me futbollistin Emiliano Sala dhe pilotin David Ibotson në bord. Dega e Hetimit të Aksidenteve Ajrore nuk ka dalë ende në një konkluzion nëse trupi është i sulmuesit argjentinas të futbollit, apo i pilotit. Të dy ata u zhdukën prej 21 janarit.