Politika dhe aktualiteti, të para ndryshe. Shkundja sarkastike e realitetit politik dhe social që jetojmë me një prej figurave më të pëlqyera të humorit shqiptare si edhe një prej personazheve më të dashura të televizionit. Pse Shqipëria është kjo që është, pse shqiptarët janë siç janë, një vështrim plot humor mbi jetën që bëjmë që do t’ju sjellë gjëndje të mirë shpirtërore përpara se të mbyllni ditën tuaj.
I ftuar në emisionin e sotëm të “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro ka qenë presidenti i Elvis Toci, president i Federatës Shqiptare të Skive. Elvis Toci është gjithashtu menaxher sportiv shqiptar dhe Konsull Nderi i Rumanisë. Gjatë intervistës u bë edhe një lidhje telefonike me Lara Colturi, përfaqësuese e Shqipërisë në këtë sport. I pyetur rreth zhvillimit të këtij sporti në vendin tonë, ai u shpreh se nuk po merr vëmendjen e duhur për investime të mëtejshme dhe se rasti i Lara Colturi duhet të jetë këmbanë për të gjithë.