15 hektarë ullishte, drufrutorë dhe zonë pyjore u shkrumbuan në afërsi të Manastirit të Ardenicës në Lushnje, pasi flakët pushtuan zonën. Fillimisht zjarri u shfaq në rrethinat e fshatit Rrethlibofshë por i ndihmuar nga era e fortë përfshiu kodrat e Ardenicës. Përveç dëmeve në zonën pyjore, zjarri rrezikoi seriozisht Manastirin e Ardenicës. Shkak dyshohet të jetë bërë djegia e mbeturinave nga banorë të zonës.