Aktualitet

Zjarr në apartamentin e një pallati te Komuna e Parisit në Tiranë!

Zjarr në një apartament në katin e 4-rt të një pallati në Tiranë, te Komuna e Parisit. Flakët kanë përfshirë një mjedis që përdorej për zyrë. Paraprakisht, dyshohet se shkak u bë një shkëndijë në paketën elektrike. Për fat të mirë, nuk raportohen të lënduar. U evakuan banorët dhe në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve.