Bota

Zjarri në ‘Notre Dame’, reagon edhe Donald Trump

Një zjarr masiv ka përfshirë ditën e sotme katedralen e famshme ‘Notre-Dame’ në Paris. Për pak minuta zjarri ka rrëzuar majën e katedrales, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Lidhur me ngjarjen ka reaguar presidenti i SHBA, Donald Trump, i cili shpreh keqardhjen për djegien e ‘Notre-Dame’. Gjithashtu ai ka bërë apel që të ndërhyhet sa më shpejt. “E tmerrshme të shikosh zjarrin masiv në katedralen ‘Notre Dame’ në Paris. Ndoshta hedhja e ujit nga sipër mund të përdoret mbi të. Duhet vepruar shpejt” -shkruan Trump.