Aktualitet

Zjarri në Tiranë, 30 apartamente të shkrumbuara!

Një zjarr masiv përfshiu ditën e djeshme një pallat në konpleksin “Arlis”, pranë QSUT në Tiranë.

30 apartamente janë prekur nga flakët që nisën në katin e parë dhe më pas u përhapën, duke shkrumbuar gjithë pallatin.

Pamjet tregojnë ndërtesën e shkrumbuar, rrënojat dhe tymin që ende del nga disa apartamente. Fasada, e cila ka dy shtresa, është djegur e tëra në pjesën e jashtme të saj, ndërsa është prekur edhe shtresa e dytë.

Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të panjohura, ndërkohë, autoritetet dhe grupet e emergjencës vijojnë punën në terren për vlerësimin e plotë të situatës dhe për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.