Suad Sahiti ka vendosur të qëndrojë në Kosovë. Kështu ka firmosur me klubin e Ferizajt, që luan në Superligën e Kosovës.
Sulmuesi 30-vjeçar ka luajtur vetëm një herë në Superiore. Bëht fjalë për sezonin 2017/18, kur Skënderbeu bleu kartonin e tij nga Rabotniçki.
Shuma e raportuar për transferimin asokohe ishte 60 mijë euro. Me bardhekuqtë do të luante 20 ndeshje, por pa shënuar asnjëherë gol.
Viti 2018 mund të quhet kujtim i bukur gjithsesi për Sahitin. Kjo pasi ishte pjesë e skuadrës që fitoi titullin e fundit kampion te korçarët.