Erik Ten Hag zyrtarisht nuk është trajner i Bajer Leverkusen. Klubi gjerman e ka shkarkuar pas vetëm dy javësh në kampionat.
“Bajer Leverkusen ka ndarë rrugët me trajneri Erik Ten Hag me efekt të menjëhershëm.
Stërvitjet do të drejtohen përkohësisht nga stafi ndihmës”, shkruan klubi i Bundesligës.
Ten Hag ishte në diskutim për t’u shkarkuar, të paktën që dje. Drejtuesit megjithatë vendosën përfundimisht sot dhe informuan teknikun holandez.
55-vjeçari e ka mbyllur kështu vetëm me tre ndeshje zyrtare. Pas kualifikimit në Kupë në raundin e parë ndaj një ekipi të kategorisë së katërt, Ten Hag u përball me dy ndeshje jo të mira në kampionat.
Humbja me Hofenheim fillimisht më pas barazimi me Verder Bremen, vulosën fatin e tij. Skuadra gjermane do të stërvitet kështu përkohësisht nga Andries Ulderink dhe Rogier Meijer.
Duket se drejtuesit kanë humbur besimin te tekniku holandez, duke e konsideruar mandatin e tij si një eksperiment të dështuar që duhej ndërprerë shpejt.
Luhatjet e bëra pas humbjes së turpshme kundër Werder Bremen (3‑3), ku Leverkusen humbi një avantazh prej dy golash në fundin e ndeshjes, duket se shtuan presionin mbi ten Hag.
Ndërsa trajneri hodhi poshtë kritikët duke deklaruar se “nuk është Harry Potter” dhe se ndryshimet e mëdha në skuadër kërkojnë kohë për t’u riformatuar, kapiteni i skuadrës, Robert Andrich, në të njëjtin intervistë të pasluftës, u shpreh mjaft kritik:
“Nuk ka çështje trazirash apo ndryshimesh tekstit, por një mungesë kohezioni në ekip. Ka shumë lojtarë të përqendruar në vetvete – secili luajti për vete dhe lëvizte krejtësisht i ndarë nga ekipi.”