Sport

Zyrtare/Tirana vijon të përforcohet! Vjen Diar Halili nga Prishtina!

Tirana bën një tjetër përforcim në merkaton e muajit janar. Skuadra bardheblu këtë të premte zyrtarizoi transferimin me huazim të Diar Halili. Klubi bardheblu nëpërmjet një komunikate për shtyp të postuar në rrjetet sociale njoftoi për arritjen e marrëveshjes nga klubi i Prishtinës për transferimin e tij duke bërë edhe prezantimin e tij.

“Sot në ambientet e kompleksit ‘Skënder Halili’, u zhvillua prezantimi zyrtar i afrimit të ri të skuadrës sonë, futbollistit nga Prishtina, Diar Halili. Lojtari bashkohet me bardheblutë në formë huazimi nga klubi i Prishtinës deri në përfundim të këtij edicioni futbollistik. Pas prezantimit nga drejtori sportiv Omer Bunjaku, Diar Halili firmosi kontratën dhe tashmë është zyrtarisht pjesë e familjes bardheblu”,-theksohet në komunikatën e Tiranës.

LEXO EDHE: Futbolli shqiptar rikthehet në fushë! Viti 2026 nis me 1/8 e finaleve të Kupës së Shqipërisë!

Në këtë mënyrë, mbrojtësi 22 vjeçar bëhet përforcimi i katërt i Tiranës në këtë sesion të merkatos pas atyre të Redon Xhixhës, Fredi Alvarez dhe Emanuel Ernest. Bardheblutë  që janë në pozita shumë të vështira në këtë sezon me afrimet e reja synojnë që të ndryshojnë sezonin e tyre në Kategorinë Superiore.

LEXO EDHE: Egnatia përforcohet, kampionët zyrtarizojnë sulmuesin e ri!