Showbiz

Zyrtare, Wuhan-i del nga izolimi më 8 prill

Epiqendra e pandemisë së Koronavirusit, Wuhan-i tashmë nuk shënon asnjë rast të ri me këtë virus, megjithëse 42 persona janë ende në karantinim pasi shkelën në kinë nga vendet e tjera të infektuara.

Izolimi i Wuhan-it dhe provincës Hubei do të marrë fund më 8 prill ndërsa kufinjtë e Kinës do të rihapen më 25 mars, raporton media shtetërore e Kinës.

Covid-19 shpërtheu në Kinë nga mesi i muajit nëntor të vitit të kaluar dhe që atëherë virusi është shpërndarë në 150 shtete duke u shpallur pandemi. Europa tashmë është epiqendra e re e sëmundjes.