Bota

Zyrtarët e dy Koreve negociojnë mbajtjen e një samiti të ri

Dy Koretë vazhdojnë takimet  për të diskutuar rreth organizimit të një samiti mes tyre këtë muaj, si dhe për të shpëtuar marrëdhëniet diplomatike të Phenjanit me Uashingtonin mbi çështjet bërthamore. Seuli ka dërguar zyrtarë në Korenë e Veriut për të zhvilluar bisedime me përfaqësues të lartë koreano-veriorë. Nuk ka njoftime, nëse ata do të takojnë liderin Kim Jong-un, të cilit pritet t’i dërgojnë një letër.