Aktualitet

1.29% e zgjedhësve kanë votuar deri në orën 8 në më pak se gjysmën e qendrave sipas raportit të parë për pjesëmarrjen!

Ndërsa ora 07:00 e mëngjesit shënon hapjen e qendrave të votimit dhe disa qytetarë me të drejtë vote i janë drejtuar atyre për të votuar në këto zgjedhje vendore, shënohen dhe problematikat e para.

Nga 5213 QV deri më tani në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë raportuar për pjesëmarrjen 2468 qendra votimi. Pjesëmarrja deri në orën 8:00 ishte  1.29%.

Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka ende një raportim lidhur me problematikat e pajisjeve të identifikimit dhe për numrin e qendrave të votimit ku procesi ka nisur me vonesë dhe në disa vende nuk ka nisur ende.

Gazetarja e Top Channel, Elda Menga në një lidhje direkte telefonike për Top Albania Radio nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dha më shumë detaje lidhur me këtë problematikë.

Problematika me PEI-n dhe mungesën e komisionerëve edhe në njësinë më të madhe të votimit në kryeqytet!