Në 10-vjetorin e binjakëzimit mes Tiranës e Pekinit, Kryebashkiaku Erion Veliaj priti një delegacion të lartë kinez. Tirana është përzgjedhur si qyteti mikpritës i Forumit të Bashkëpunimi 16+1, në nivelin e kryetarëve të bashkive për 2019-ën. Nisma e Kinës synon të thellojë e zgjerojë bashkëpunimin ekonomik, tregtar dhe kulturor me 11 vende anëtare të Bashkimit Europian e me 5 shtete të Ballkanit: “Ka qenë një marrëdhënie e shkëlqyer në këtë dekadë të parë dhe mezi presim të nisim një bashkëpunim edhe më intensiv me Pekinin në fushën e transportit, investimeve dhe në fushën e kulturës dhe turizmit, sepse i shohim si baza të një marrëdhënie të shëndoshë për ta çuar më tej binjakëzimin tonë” tha Kryebashkiaku Veliaj.