Brittany Murphy ishte një ndër aktoret më premtuese të industrisë së Hollywood e cila u nda në mënyrë tragjike nga jeta më 20 dhjetor të vitit 2009.
Asokohe u bë e ditur se shkaku i vdekjes së saj ishte pneumonia dhe përzierja e ilaçeve pa recetë që i morën jetën në apartamentin e saj në Los Angeles 32-vjeçares.
Tashmë 10 vite nga vdekja e saj, i vëllai ka bërë një deklaratë publike që i ka shokuar të gjithë. Bertolotti u shpreh se ka 10 vite që po mbledh fakte mbi shkaqet e vdekjes së motrës së tij dhe është i bindur se ajo është vrarë barbarisht.
Atij i duket shumë i dyshimtë fakti se edhe bashkëshorti i Brittany, Simon Monjak, vdiq vetëm 5 muaj pas saj nga të njejtat shkaqe duke theksuar se ndonjëherë një aktore ka më shumë vlerë e vdekur sesa e gjallë.
Ai së bashku me babain e saj bënë analizat dhe testet e flokëve që nxorrën nivele të larta të metaleve të toksike duke përfshirë barium që përdoret në disa helme miu.