Në botë ka rreth 200 lloje qenushash që janë pak a shumë të ngjashëm. Ata ngjasojmë nga ngjyra, nga forma e trupit, e nofullës apo nga sytë. Më poshtë do të paraqesim një listë me rraca të ndryshme qenushash që gjithmonë ngatërrohen në mënyrë që ju të jeni të aftë të bëni dallimin. Kështu, herën tjetër nuk do t’i ngatarroni më.
St. Bernard dhe Moscow Watchdog
Qeni St Bernard ka një fytyrë pak të madhe dhe një hundë disi të rrumbullakosur. Ndërsa Moscow Watchdog ndryshe nga St Bernard ka fytyrë të vogël dhe hundë të drejtë.
Pekingese dhe Japanese Chin
Qentë Pekingese kanë fytyrë shumë të vogël dhe të shkurtër, ndërsa Japanese Chin kanë fytyrë të rrumbullakët.
Golden Retriever dhe Labrador Retriever
Qentë Golden Retriever kanë veshë të mëdhenj. Qimet e këtyre qenve rëndojnë shumë. Ndërsa qentë Labrador Retriever kanë muskuj të fortë. Qimet e këtyre të fundit janë më të shkurtër dhe të drejta.
Malamute dhe Siberian Husky
Qentë Malamute kanë kokë të madhe dhe veshë disi të rrumbullakët. Ndërsa qentë Siberian Husky kanë një bisht të gjatë që i lëviz përmes këmbëve.
Russian Toy Terrier dhe Prague Ratter
Qentë Russian Toy Terrier kanë veshë që vijnë në formë trekëndëshi dhe fytyra është “shume e zbuluar”. Ndërsa qentë e Pragës kanë trup më të gjatë dhe kanë muskuj më të fortë.
Rough Collie dhe Sheltie
Qentë Rough Collie kanë trup të gjatë dhe të madh dhe fytyrë të madhe. Ndërsa qentë Sheltie kanë trup të shkurtër dhe fytyrë të gjerë.
French Bulldog dhe Boston Terrier
Qentë French Bulldog kanë trup të ulët dhe të shkurtër. Ndërsa qentë Boston Terrier kanë putra të holla. Këta qenusha kanë kokë dhe mollëza të buta.
Bernese Mountain Dog dhe Australian Shepherd
Qentë Bernese Mountain kanë një kokë të madhe dhe të rrumbullakët. Ndërsa qentë Australian Shepherd janë të vegjël.
Pit Bull dhe Staffordshire Terrier
Trupi i qenve Pit Bull është i mbushur por me kembë të shkurtra. Ndërsa qentë Staffordshire Terrier kanë parametra të ndryshme nga qentë Pit Bull. Këta bukurosha janë të mëdhenj, kanë këmbë të gjata dhe kraharor të gjerë.
Cocker Spaniel dhe Irish Setter
Qentë Cocker Spaniel kanë veshë të gjatë. Qimet e këtyre qenëve janë të gjata dhe me onde. Ndërsa qentë Irish Setter janë të mëdhenj dhe kanë fytyrë të gjatë.
Boxer dhe Cane Corso
Qentë Boxer janë të vegjël dhe të shkurtër. Ndërsa qentë Cane Corso kanë nofull të madhe.