Së fundmi, komediania e njohur Molly Shannon ka zbuluar se është ngacmuar seksualisht nga aktori i ndjerë Gary Coleman në fillim të karrierës së saj. Gjatë pjesëmarrjes në “The Howard Stern Show” për të folur për librin e saj, “Hello, Molly!” Shannon u pyet për një pjesë të librit në të cilin ajo tregon ngjarjen.

Shannon, u shpreh se kishte marrë agjentin e Coleman në telefon dhe se ai e pyeti nëse donte të takonte aktorin. Ajo fillimisht ishte e emocionuar, por pasi agjenti i saj e çoi atë tek aktori në suitën e një hoteli, ai u zhduk. Coleman, deklaroi Shannon, e vendosi të ulej në shtrat dhe më pas filloi ta guduliste.
Po përpiqesha të isha e sjellshme. Unë jam një vajzë katolike e sjellshme.
Më pas ajo tregoi se Gary u përpoq vazhdimisht ta puthte dhe të hipte mbi të.
Ai ishte i pamëshirshëm.

Molly rrëfeu se ia arriti të mbyllej në tualet dhe ndërsa ishte atje, Coleman i futi duart poshtë derës dhe i tha:
Mund të të shoh.
Më pas ajo doli me shpejtësi nga dhoma.
Mendoj se ndoshta isha shumë e sjellshme. Do të doja të kisha mundur të mbroja më shumë veten.

Rikujtojmë se Gary u nda nga jeta në vitin 2010 në moshën 42-vjeçare, vetëm disa ditë pasi pësoi një dëmtim në kokë nga një rënie nga shkallët në shtëpinë e tij në Utah.