Bota

12-vjeçarja bie keq nga teleferiku, si është gjendja e saj shëndetësore?

Një incident i rëndë ka ndodhur në resortin e skive Mammoth Mountain në California, ku një vajzë 12-vjeçare ka rënë nga një teleferik nga një lartësi rreth 8–9 metra. Momentet dramatike janë filmuar dhe më pas janë shpërndarë në platformën TikTok, duke ngjallur shqetësim të madh te publiku.

Stafi i resortit ndërhyri me shpejtësi, duke vendosur dyshekë mbrojtës dhe një rrjet sigurie poshtë saj, por vajza përfundoi duke rënë jashtë zonës së mbrojtur. Menjëherë pas rënies, ekipet e emergjencës i ofruan ndihmën e parë. Sipas komenteve të personave që pretendojnë se njohin familjen, vajza nuk ka pësuar dëmtime serioze, megjithëse autoritetet nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare për gjendjen e saj shëndetësore. Ende nuk është sqaruar nëse shiriti i sigurisë ishte i vendosur në momentin e incidentit.

Viti 2025 shënoi një nga vitet më të ngrohta në historinë e Tokës dhe këtë ngrohtësi e ndjenë fort adhuruesit e sporteve dimërore. Temperaturat jashtëzakonisht të larta ndryshuan sezonin e dimrit, duke lënë shumë rajone në një gjendje të ngjashme me vjeshtën dhe duke ndikuar në cilësinë e pushimeve në resortet e skive. Malet që zakonisht mbulohen nga borë e bollshme mbetën të zhveshura, duke shkaktuar vonesa në hapjen e disa prej resorteve më të njohura.