Lulzim Basha përkujton 20 shkurtin 1991, ditën e shembjes së shtatores së diktatorit Enver Hoxha. Kreu demokrat shkruan se “28 vite më pas, jemi përballë një sfide të ngjashme. Një regjim antidemokratik, oligarkik, i ardhur në pushtet nga blerja e votave përmes krimit të organizuar, po zhbën ëndrrën e shqiptarëve për Shqipërinë si gjithë Europa”. Më tej, Basha thekson se “Ndonëse nuk kanë shtatore për të rrëzuar, për ta çdo ditë është 20 Shkurt”, siç thekson, “derisa të shembin sistemin që e mban Shqipërinë peng të krimit dhe korrupsionit duke varfëruar e shtypur përditë shqiptarët”.