Ishte 22 shkurti i 1999 kur vendimi i Gjykatës shpalli krijimin e SIGAL. Pesa veta figuronin në ditën e krijimit dhe që kishin shfaqur dëshirën të bëhen pjesë e stafit të saj. Krijimi, themelimi dhe shpallja janë një ditë e shënuar, por sa është biseduar përpara këtij vendimi, sa është diskutuar dhe sa është folur pas këtij akti ndoshta fshihet një histori 2-vjeçare me shumë letra, shumë projekte dhe produkte të përgatitura për t’u hedhur në treg. Një kapital prej 400 mijë dollarësh i vendosur nga aksionerët që donin të provonin riskun dhe të humbnin lirinë në botën e biznesit shqiptar.

Se çfarë përfaqëson ajo ditë dhe 3 vitet që e kanë pasuar duhet shumë kohë pasi bëhet fjalë për një çerek shekulli dhe është pjesë e jetës së përditshme në Shqipëri fillimisht e më pas në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Sigurimet janë një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit të vendit, e që shtrihen në të gjithë sektorët e jetës. Aty ndjehet aroma e biznesit, dëshira, vështirësia, liria dhe klima pasi sigurimet janë vet jeta në labirinthin e rritjes dhe zhvillimit të saj. Shumëkujt sot i duket e pabesueshme por kur e dashuron diçka pengesat zbehen dhe bëhen të papërfillshme.
Anëtari i bordit të themelimit të SIGAL shprehet se:
Unë pranova të futem në bordin themelues të SIGAL-it vetëm sepse e kisha shok fëmijërie Avniun por as nuk arrija ta përfytyroja se çfarë do të bëhej kjo krijesë që po lindte dhe as nuk kisha besimin se mund të bëhej e tillë ashtu siç ma përshkruante Avniu. Unë kam qenë anëtar i bordit themelues dhe një nga surprizat e bukura që kam nga jeta unë është rritja e SIGAL-it dhe kjo është në sajë të vizionit dhe aftësive që kishte zoti Ponari.
Falë strategjisë së ndjekur, modelit të biznesit, menaxhimit financiar dhe burimeve njerëzore SIGAL u rrit shpejt duke fituar një pozicionim dominues në treg dhe duke tërhequr vëmendjen edhe të investitorëve të huaj fillimisht përmës fondit shqiptaro-amerikan të ndërmarrjeve.
Martin Mata, Co-CEO i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim shprehet se:
Fondi, si një nga ish-aksionerët e e SIGAL-it ka hyrë në 2003 në kompani dhe iu bashkua një rrugëtimi prej rreth 12-13 vjet bashkë me kompaninë dhe dikur nga një kompani u bënë 5 apo 6 në rajon dhe me futjen e kompanisë austriake UNICA shënuan një nivel të ri të marrëdhënieve, të shërbimeve, të produkteve duke zhvilluar atë treg i cili që për shumëkush ka qenë nga tregjet më të pazhvilluara dhe më të rrezikuara sidomos pas firmave piramidale.
Pavarësisht sfidave të kohës, SIGAL po rritej me hapa galopantë, sa në vitin 2003 dhe 2004 kompania do të zgjeronte aktivitetin e saj në Kosovë dhe Maqedonin e Veriut.
Mal Berisha, diplomat dhe ish drejtues i SIGAL UNIQA GROUP shprehet se:
Përvoja ime 2-vjeçare ishte nga më të bukurat e jetës sime, për shkak jo vëtem se punova në Kosovën që sikundër presidenti i kësaj kompanie Avni Ponari e do shumë e dua dhe unë. Nëse njeriu i dedikohet punës më përkushtim të madh, me ndershmëri, me pasion, me atdhedashuri arrin shumë siç ka arritur kjo kompani dhe presidenti i saj.
Në 23 vjet të ekzistencës së saj në treg, SIGAL është bërë e njohur jo vetëm për korrektësinë dhe seriozitetin në shërbim ndaj klientëve por edhe për inovacionet që ka sjellë në tregun e sigurimeve. Produktet avangarde të kompanisë u kanë ardhur në ndihmë mijërave personave të prekur nga COVID-19 por edhe sëmundje të tjera.
Besart Ruka. biznesmen shprehet se:
Jemi klient prej shumë vitesh tashmë dhe mund të themi që jemi shumë të kënaqur me SIGAL-in dhe do të vazhdojmë për një peiurdhë të gjatë sepse ajo çfarë ka ofruar SIGAL-i në gjithë këto vite shumë pak kompani të tjera mund ta kenë ofruar duke folur nga eksperienca që kam kaluar vet.
Mes mbi 1 milion klientëve që ka SIGAl UNIQA GROUP AUSTRIA gjenden edhe emra të njohur të politikës shqiptare. Një prej tyre është edhe krei i PDIU, Shpëtim Idrizi njëherazi edhe deputet në disa legjislatura.
Shpëtim Idrizi shprehet se:
Si çdo shqiptar edhe unë e kam nisur duke siguruar makinën pastaj kuptova që një ndër produktet që më interesonte më shumë ishte sigurimi shëndetësor duke parë që kostot për sigurimin e shëndetit ishin po njësoj me kostot që duhet të harxhoja për mirëmbajtjen e makinës. Marr disa produkte nga kompania SIGAL dhe më bën përshtypje serioziteti i një firmë shqiptare të konsoliduar tashmë dhe padyshim që zoti ne na ka dhënë jetën por ne kemi detyrën të kujdesemi për shëndetin tonë dhe SIGAL UNIQA padyshim që na e garanton dhe siguron këtë gjë.
Si grupi më i madh i sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, SIGAl UNIQA GROUP AUSTRIA është krenare që besohet nga më shumë se 1 milion klientë dhe që shifrat e saj janë në rritje vit pas viti pavarësisht sfidave që sjell koha. Suksesi dhe arritjet e SIGAl UNIQA GROUP AUSTRIA në këto 23 vjet mbi të gjitha u takojnë klientëvë që na kanë besuar dhe vazhdojnë të na besojnë prandaj edhe festimet tona në këtë përvjetor u dedikohen pikërisht atyre. Nën sloganin “Jetojmë më mirë së bashku”, SIGAl UNIQA GROUP AUSTRIA do të vijojë të mbetet partneri kryesor i qytetarëve për një jetë më të mirë dhe më të sigurt.
Martin Mata vijon:
Ju uroj shumë gëzuar, shumë suksese dhe u takofshim në përvjetor të tjerë më të njëjtat ritme dhe rezultate. Avni, të kesh një përvjetor të gëzuar dhe qofsh gjithmonë i plotësuar, i arrirë dhe me atë pasion që të karakterizon vetëm ty. Gjithë të mirat, gëzuar!