Celebrities Live From Tirana

Merita Muçaj: Silikoni i tremb njerëzit….Ja tendenca e fundit shumë e praktikuar!

Sot në emisionin “Live from Tirana” për të folur rreth botoksit ishte e ftuar konsulentja e imazhit dhe sipërmarrësja Merita Muçaj. E pyetur më shumë se cfarë është botoksi dhe acidi hialuronik, dy ndërhyrje shumë të diskutuara kohët e fundit, Merita u shpreh:

Botoksi rrjedh nga streptokoku, një bakter. Ky bakter është përpunuar në laborator dhe i janë hequr të gjithë vetitë toskike. Fytyra jonë ka muskuj dhe botoksi bllokon sinapsin që t’i japë sinjal muskulit për tu kontraktuar. Kur e injektojmë muskujt relaksohen. Acidi hialuronik është lënd që prodhohet nga trupi i njeriut që nga barku i nënës deri në moshën 25-vjeç. Ka të bëjë me ligamentet, kyçet, kockat, lagështirën e fytyrës. Në estetikë përdoret për të korigjuar imperfeksione të vogla siç janë humbja e dhjamit. Problemi dhe periudha më e errët e estetikës që pse njerëzit kanë krijuar këtë frikën ndaj këtyre procedurave kane qenë pikërisht rezultatet e silikonit ku sot në Evropë ka 15-vite që është hequr. 

Por pse ka paragjykime në lidhje me këto ndërhyrje dhe pse njerëzit kanë frikë t’i kryejnë, Merita shtoi:

Njerëzit kanë krijuar një frikë pasi bëjnë silikonin, sepse ai nuk largohet më nga trupi ynë, vetëm nëse bëjmë një ndërhyrje kirurgjikale. Ndërsa botoksi dhe acidi hialuronik zhduken totalisht nga trupi pas 4-6 muajsh. Sot tendencat e fundit janë drejt korigjimeve të vogla të fytyrës dhe jo drejt egzagjerimeve. Këto korigjime jo me patjetër duhet të sjellin një rezultat të fryrë në fytyrë, mund të bëhen edhe duke sjellë një pamje sa më origjinale dhe të freskët. Përgjithësisht tendenca e fundit është drejt pamjeve sa më natyrale, më të relaksuara, pa egzagjerime.