Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar fenomeni më i fundit i TikTok-ut, Ester Jaupllari e njohur ndryshe si Teri. E pyetur nga spikeret Genta Hodo dhe Albana Ruçi se si e ka nisur këtë eksperiencë dhe çfarë të mirash i ka sjellur TikTok-u Esteri shprehet:
Para një viti në karantinë nisi çdo gjë, ishim të mbyllur brenda dhe më vinin ide të reja dhe kështu nisi që mu rritën edhe followersat. Bëja pafund dubla, ka raste që një video që postoj më shkon deri në një orë. Në një video e cila kishte të bënte me ndërrimin e rrobave dhe të make up-it, ishte shumë e vështirë sepse për çdo veshje duhet të ndërrohesha 5 herë dhe të hiqja make up-in 5 herë, ndriçim nuk kishte më. TikTok-u më pëlqen, e kam pasion, por nuk e shoh për diçka më tutje, sepse jam fokusuar tek shkolla.
Tek ky rrjet social më mbajnë njerëzit të cilët më mirëkuptojnë. Një postim ecën më ndryshe në TikTok sesa në Instagram. Njerëzit e Tik Tok-ut janë më pozitiv se ata të Instagramit. Komentet në Instagram janë më negative. Ka nga ata njerëz që thojnë kam mësuar më shumë nga TikTok-u sesa nga shkolla. Kam patur raste që jam kompleksuar nga komente negative dhe jam mbyllur në dhomën time.
