Njerëzit janë qenie komplekse që kërkojnë që gjërat e thjeshta t’i vështirësojnë. Ata vendosin pengesa imagjinare. Më poshtë keni 3 këshilla se si të fshini këto pengesa që vetë ju i mendoni.
Kërkoni pozitivitet!
Kërkoni pozitivitet në gjithkça që bëni. Ju vetë kur ndiheni të lumtur shihni lumturi tek të tjerët. Ju jeni ajo që shihni. Për shembull, nëse shkoni në Paris dhe jeni të lodhur apo të mërzitur, Parisi do t’ju duket një vend i rrëmujshëm, i mbipopulluar dhe i ndotur. Përkundrazi, nëse shkoni në Paris dhe jeni të lumtur, Parisi do t’ju duket një qytet i mrekullueshëm, përrallor. Edhe në këtë rast do të përshkruanit si ndiheni, jo Parisin.
Ndihuni perfektë!
Njerëzit kërkojnë me aq ngulm perfeksionin saqë harrojnë që janë perfektë. Djem, vajza, ju jeni të mrekullueshëm, jeni të bukur, kreativ, të mençur. Besojeni këtë gjë dhe do të binden dhe të tjerët.
Bëhuni kreativ!
Charles Mingus ka thënë “Të bësh të thjeshtën të ndërlikuar është diçka e zakonshme, të bësh të ndërlikuarën të thjeshtë, tmerrsisht të thjeshtë, ky është kreativitet.” Pra, bëhuni kreativ, shiheni jetën si diçka tepër të thjeshtë për ju, jetojeni jetën tuaj me shumë lumturi!