Rrugorja e Tiranës arrestoi shoferin e automjetit që me makinë, dje aksidentoi tre të miturit që lëviznin me monopatinë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet. Në pranga ra shtetasi Ekrem Skureni, i cili akuzohet për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.
Burime bëjnë me dije se sipas ekspertizës në vendngjarje, të miturit me dy monopatina, kaluan rrugën me semafor të kuq ndërsa shoferi i makinës, me portokalli. Njëri prej tre të miturve të plagosur ndodhet në gjendje të rëndë. 11 vjeçari me iniciale J.N ka marrë goditje në kokë si pasojë e aksidentit dhe mbahet për trajtim në reanimacionin e Spitalit të Traumës.
Dy të fëmijët e tjerë, 11 vjeçari O.A. dhe 9 vjeçari E.S, raportohet se janë në gjendje shëndetësore të qëndrueshme.